Libra në shqip (në format elektronik)
ناشر الموضوع: Monika Coulson
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 00:22
عضو (2001)
أنجليزي إلى ألباني
+ ...
مترجم الموقع
Apr 15, 2008

Përshëndetje të gjithëve,
Një miku im më dërgoi sot këtë faqe interneti: http://gjuha-shqipe.com/permbajtja/formulari_i_blerjes/ ku mes të tjerave mund të gjeni dhe disa libra të përzgjedhur (në format elektronik) në gjuhën shqipe. Mendova se mund të jenë të dobishëm për të gjithë ne që na ka marrë malli për t'i lexuar vetë, për t'ua lexuar fëmij
... See more
Përshëndetje të gjithëve,
Një miku im më dërgoi sot këtë faqe interneti: http://gjuha-shqipe.com/permbajtja/formulari_i_blerjes/ ku mes të tjerave mund të gjeni dhe disa libra të përzgjedhur (në format elektronik) në gjuhën shqipe. Mendova se mund të jenë të dobishëm për të gjithë ne që na ka marrë malli për t'i lexuar vetë, për t'ua lexuar fëmijëve, apo nipërve dhe mbesave tona.

Duke ju uruar një ditë të këndshme,

Monika
Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
ألبانيا
Local time: 08:22
عضو (2003)
أنجليزي إلى ألباني
+ ...
falemnderit Monika :)) Apr 15, 2008

Përshëndetje Monika dhe kolegë,

Në fakt e kisha parë edhe unë dhe kam shkarkuar "Luli i Vocër" që po e lexoj me shumë ëndje.

Faleminderit edhe një herë dhe qofshi mirë,

Fabiana


 
Ledja
Ledja  Identity Verified
المملكة المتحدة
Local time: 07:22
أنجليزي إلى ألباني
+ ...
Interesante kjo gjuha-shqipe.com Apr 21, 2008

Përshëndetje Monikës dhe Fabianës

Kjo faqe është e njëjta që është përmendur këtu në forumet tona dhe për disa programe shqipe si spellcheck, fjalore, gramatikë etj.

Unë kam pasë shkarkuar disa prej librave në kompjuterin tim të vjetër - që fatkeqsisht s'e kam më - dhe më pëlqente të shfletoja sidomos përkthimet me Pipi Corepagjatën, Pinokun, dhe atë me vjersha e tregime mbi gafat gramatikore, që është përkthim nga italishtja, por që i r
... See more
Përshëndetje Monikës dhe Fabianës

Kjo faqe është e njëjta që është përmendur këtu në forumet tona dhe për disa programe shqipe si spellcheck, fjalore, gramatikë etj.

Unë kam pasë shkarkuar disa prej librave në kompjuterin tim të vjetër - që fatkeqsisht s'e kam më - dhe më pëlqente të shfletoja sidomos përkthimet me Pipi Corepagjatën, Pinokun, dhe atë me vjersha e tregime mbi gafat gramatikore, që është përkthim nga italishtja, por që i ruan e i përshtat kaq bukur e me natyrshmëri vecoritë e vëna në dukje nëpërmjet humorit.

Përkthimet janë ato origjinalet e librave të botuar në Shqipëri këtu e 20 vjet më parë, por daktilografimet janë bërë sërish - besoj në pamundësi për të shtënë në dorë kopje elekronike të punëve - dhe kanë ca gabime shtypi e ndryshime te vogla fjalësh aty-këtu. (Më kujtohet që fillimisht po kërkoja tërë interes për përdorimin e fjalës "bully" te Pipi, se është një përkthim që nuk i bëhet dot dermani në shqip, po ja që përshtatja e atyshme "garip", sado që më pëlqeu, nuk më bëri punë për cka më duhej.)

Botimet nga Migjeni dhe Përralla të Mocme Shqiptare janë gjithashtu të preferuarat e mija. Ato dëshmojnë dhe një herë se gegërishtja ka vendin e vet në letërsinë shqipe. Gjynah që asnjë mit apo legjendë shqiptare nuk ka carë ende në botimet e huaja.

Të fala dhe lexim të mbarë të librave elektronikë
Ledja



[Edited at 2008-04-21 20:05]
Collapse


 
Eva T
Eva T
أنجليزي إلى ألباني
+ ...
Faleminderit për librat elektronikë Apr 22, 2008

Faleminderit për librat elektronikë. Përsa i përket faqes vetë, edhe pse bëhet një përpjekje e mirë, ende kjo faqe ka të meta në lidhje me drejtshkrimin e gjuhës shqipe.

Shëndet dhe të mira,
Eva


 


لم يتم تعيين مشرف خاص بهذا المنتدى
للإبلاغ عن انتهاكات لقواعد الموقع أو الحصول على مساعدة، يرجى الاتصال بـ العاملين في الموقع »


Libra në shqip (në format elektronik)






CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »
Trados Studio 2022 Freelance
The leading translation software used by over 270,000 translators.

Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.

More info »