Çështje gramatikore: Shkrimi i fjalëve ndaras
ناشر الموضوع: Monika Coulson
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 18:27
عضو (2001)
أنجليزي إلى ألباني
+ ...
مترجم الموقع
Aug 25, 2003

Shkruhen ndaras të gjitha ato njësi që janë pjesë e një togfjalëshi, e një lokucioni ose e një emërtimi të përbërë.

[Edited at 2003-11-06 01:01]


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 18:27
عضو (2001)
أنجليزي إلى ألباني
+ ...
بادئ الموضوع
مترجم الموقع
Shkruhen ndaras: Aug 25, 2003

a) togfjalëshat e tipit: emër në emërore + emër në rasën rrjedhore, gjymtyrët e të cilëve ruajnë pavarësinë e tyre morfologjike:

bar blete, bar ethesh, bar gjaku, bar miu, bar peshku, bar veshi, bar zemre, lule blete, lule dhensh, lule gjaku, lule sahati, lule sapuni, lule shqerrash, vaj peshku etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 18:27
عضو (2001)
أنجليزي إلى ألباني
+ ...
بادئ الموضوع
مترجم الموقع
Shkruhen ndaras: Aug 25, 2003

Po kështu shkruhen edhe togfjalëshat me kuptim mbiemëror, të përbërë nga emrat bojë ose ngjyrë me një emër në rrjedhore:
bojë (ngjyrë) argjendi, bojë (ngjyrë) ari, bojë (ngjyrë) arre, bojë deti, bojë dheu, bojë gruri, bojë hiri, bojë limoni, bojë mishi, bojë mjalti, bojë plumbi, bojë preshi, bojë qielli, bojë shege, bojë tulle, bojë ulliri, bojë uthulle, bojë vaji etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 18:27
عضو (2001)
أنجليزي إلى ألباني
+ ...
بادئ الموضوع
مترجم الموقع
Shënim Aug 25, 2003

Në pajtim me përdorimin e sotëm emërtimet gjel deti, lule dielli, panxhar sheqeri mund të shkruhen edhe njësh, si fjalë të vetme: gjeldeti, luledielli, panxharsheqeri.

 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 18:27
عضو (2001)
أنجليزي إلى ألباني
+ ...
بادئ الموضوع
مترجم الموقع
Shkruhen ndaras: Aug 25, 2003

b) ndajfoljet dhe lokucionet ndajfoljore si: së afërmi, së bashku, së dyti, së fundi, së jashtmi, së larti, së paku, së pari, së toku, së thelli; më së fundi, më së miri; për së afërmi, për së gjalli, për së largu, për së mbari etj.;
më dysh, më tresh, më katërsh; për një, për dy, për tre etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 18:27
عضو (2001)
أنجليزي إلى ألباني
+ ...
بادئ الموضوع
مترجم الموقع
Shkruhen ndaras: Aug 28, 2003

Lokucionet foljore të formuara nga dy fjalë, të njëjta ose të ndryshme, të lidhura në mes tyre me një parafjalë ose me lidhëzën "e":

këmbë mbi këmbë, dita me ditë, nata me natë, buzë më buzë, dorë më dorë, gojë më gojë, grykë më grykë, kokë më kokë, kot më kot, krah më krah, majë më majë, qoshe më qoshe, sy më sy, thikë më thikë, vesh më vesh, ca nga ca, dy nga dy, një nga një, pak nga pak, tre nga tre, rrugë pa rrugë, punë pa punë, b
... See more
Lokucionet foljore të formuara nga dy fjalë, të njëjta ose të ndryshme, të lidhura në mes tyre me një parafjalë ose me lidhëzën "e":

këmbë mbi këmbë, dita me ditë, nata me natë, buzë më buzë, dorë më dorë, gojë më gojë, grykë më grykë, kokë më kokë, kot më kot, krah më krah, majë më majë, qoshe më qoshe, sy më sy, thikë më thikë, vesh më vesh, ca nga ca, dy nga dy, një nga një, pak nga pak, tre nga tre, rrugë pa rrugë, punë pa punë, brez pas brezi, herë pas here, kohë pas kohe, aty për aty, ballë për ballë, ditë për ditë, dorë për dorë, dhëmb për dhëmb, fjalë për fjalë, krah për krah, mes për mes, mot për mot, një për një, pikë për pikë, sot për sot, sy për sy, tani për tani, vit për vit etj.;

fund e krye, fund e majë, kokë e këmbë, lesh e li, qesh e ngjesh, shkel e shko, mirë e tumirë, keq e tukeq, mbarë e prapë, rreth e (për)qark, rreth e rrotull, veç e veç etj.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 18:27
عضو (2001)
أنجليزي إلى ألباني
+ ...
بادئ الموضوع
مترجم الموقع
Shkruhen ndaras: Aug 28, 2003

ndërtimet e tipit "me" ose "për + emër" në kallëzore të pashquar, me vlerë kryesisht ndajfoljore:

me ditë, me hir, me kohë, me natë, me ngut, me padurim, me pahir, me rradhë, me rend, me vrap, për shembull, me të pabesë etj.; po kështu edhe (më ra) ndërmend, (e la) pas dore etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 18:27
عضو (2001)
أنجليزي إلى ألباني
+ ...
بادئ الموضوع
مترجم الموقع
Shkruhen ndaras: Aug 28, 2003

numërorët themelorë të formuar me pjesmarrjen e fjalëve "mijë, milion, miliard" etj. dhe pjesët përbërëse të një numërori themelor, të lidhura me lidhëzën "e":

një mijë, dy mijë, tri mijë, dhjetë mijë, pesëdhjetë mijë, dyzet mijë, dyqind mijë, një milion, dy milion..., një miliard, dy miliard... etj.;

njëzet e një, njëzet e dy, njëzet e shtatë, tridhjet e dy, dyzet e katër, shtatëdhjetë e tre, njëqind e një, njëqind e trembëdhjet
... See more
numërorët themelorë të formuar me pjesmarrjen e fjalëve "mijë, milion, miliard" etj. dhe pjesët përbërëse të një numërori themelor, të lidhura me lidhëzën "e":

një mijë, dy mijë, tri mijë, dhjetë mijë, pesëdhjetë mijë, dyzet mijë, dyqind mijë, një milion, dy milion..., një miliard, dy miliard... etj.;

njëzet e një, njëzet e dy, njëzet e shtatë, tridhjet e dy, dyzet e katër, shtatëdhjetë e tre, njëqind e një, njëqind e trembëdhjetë, treqind e pesëdhjetë e katër, një mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre, njëzet e tetë mirë e katërqind e pesëdhjetë e shtatë, një milion e pesëqind mijë e dyqind e dymbëdhjetë etj.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 18:27
عضو (2001)
أنجليزي إلى ألباني
+ ...
بادئ الموضوع
مترجم الموقع
Shkruhen ndaras: Oct 4, 2003

lokucionet parafjalore ose lidhëzore si:

aq sa, ashtu si, deri ku, deri kur, deri në, deri te, duke qenë se, edhe pse, edhe sikur, gjer kur, gjer në, gjer te, kaq sa, kështu që, kurdo që, mjaft që, në është se, në qoftë se, në mënyrë që, në rast se, ngado që, po qe se, po të jetë se, që në, që se, që te, qysh se, sado që, sapo që, si edhe, sido që, tekdo që, vetëm se etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 18:27
عضو (2001)
أنجليزي إلى ألباني
+ ...
بادئ الموضوع
مترجم الموقع
Shkruhen ndaras: Oct 4, 2003

shprehjet emërore për qind, për mijë etj.

pesë për qind, qind për qind, njëqind e pesëdhjetë e pesë për qind, dyqind për mijë, 8 për qind, 120 për qind, 50 për mijë* etj.

*Shenjat % (për qind) dhe për mijë mund të përdoren vetëm pas një numri të shënuar me shifra: 5%, 90%, 80% etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 18:27
عضو (2001)
أنجليزي إلى ألباني
+ ...
بادئ الموضوع
مترجم الموقع
Shkruhen ndaras: Oct 5, 2003

pjesëza "u" e trajtave pësore-vetvetore, kur ndodhet para foljes:

u afrova, u kërkua, u lodhëm, u nisëm etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 18:27
عضو (2001)
أنجليزي إلى ألباني
+ ...
بادئ الموضوع
مترجم الموقع
Shkruhen ndaras: Oct 5, 2003

lokucionet pasthiromore që shprehin përshëndetje, urime, falënderime, ngushëllime etj., pjesët përbërëse të të cilave e ruajnë pavarësinë e tyre gramatikore:

Mbeçi me shëndet!, Mirë ardhshi!, Mirë ju gjetshim!, Mirë se erdhe!, Mirë se ju gjeta!, Mirë se erdhët!, Mirë se na erdhët!, Mirë se vjen!, Mirë se na vjen!, Mirë se vini!, Mirë se të vini!, Puna mbarë! Punë të mbarë!, Udha mbarë!, Udhë të mbarë!, Mbarë pastë!, Nga mot gëzuar!, E paçim m
... See more
lokucionet pasthiromore që shprehin përshëndetje, urime, falënderime, ngushëllime etj., pjesët përbërëse të të cilave e ruajnë pavarësinë e tyre gramatikore:

Mbeçi me shëndet!, Mirë ardhshi!, Mirë ju gjetshim!, Mirë se erdhe!, Mirë se ju gjeta!, Mirë se erdhët!, Mirë se na erdhët!, Mirë se vjen!, Mirë se na vjen!, Mirë se vini!, Mirë se të vini!, Puna mbarë! Punë të mbarë!, Udha mbarë!, Udhë të mbarë!, Mbarë pastë!, Nga mot gëzuar!, E paçim me jetë!, Për shumë vjet!, Për shumë vjet gëzuar!, Qofshi shëndoshë!, Me shëndet!, Shëndet paç!, Shëndet paçi!, Shëndet paçin! etj.;
Ju falemi nderit!, Të falem nderit! etj.;
Kryet shëndoshë!, Qofshi vetë!, Të rrosh vetë!, Vetë shëndoshë! etj.

Po kështu shkruhen edhe: Si urdhëron!, Si urdhëroni! etj.
Collapse


 


لم يتم تعيين مشرف خاص بهذا المنتدى
للإبلاغ عن انتهاكات لقواعد الموقع أو الحصول على مساعدة، يرجى الاتصال بـ العاملين في الموقع »


Çështje gramatikore: Shkrimi i fjalëve ndaras






Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »
TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »